Lulzim Basha në turin final, brenda 24 orëve do të përshkojë Shqipërinë nga Jugu në Veri, 9 ndalesa për të votuar numrin 9

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa vetëm një javë na ndan nga zgjedhjet parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur një mënyrë interesante për të finalizuar ditët e fundit të fushatës elektorale. Këtë të shtunë, Partia Demokratike do të përshkojë Shqipërinë nga Jugu në Veri.

Në mënyrë simbolike, ky rrugëtim nga skaji më jugor në atë më verior të vendit, do të ketë 9 ndalesa, aq sa është dhe numri i PD në fletën e votimit.

Turi i ditës së sotme të Bashës, përfshin 9 ndalesa. Udhëtimi “9 PËR NDRYSHIM” kalon nëpërmjet Sarandës, Delvinës, Tepelenës, Levanit, Shijakut, Krujës, Kurbinit Mirdites dhe finalizohet në Tropoje.

Zjarr Tv Ad