Basha në Tepelenë: Nuk është zgjidhje të sjellim punëtorë nga Bangladeshi, por të mbajmë të rinjtë tanë këtu. Të gjithë të votojmë ndryshimin

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur sot një takim me banorët e Tepelenës.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se 90 % e banorëve të Kurveleshit janë larguar pas keqqeverisjes së këtyre 8 viteve.

Ai u bëri thirrje banorëve që mos të presin ndryshim prej dikujt që e pati pushtetin për 8 vite dhe nuk bëri asgjë.

Nëse këto 8 vite nuk bëri dot asgjë, atëherë nuk bën kurrë dot gjë”- u shpreh Basha.

Përsa i përket investimeve në infrastrukturën rrugore, Basha tha se do të përfundonin rrugën që kishin nisur, rrugën që lidh Kurveleshin me Tepelenën.

Ne e filluam bashkë rrugën dhe do ta përfndojmë bashkë këtë rrugë deri në Borsh që do ta lidhë Tepelenën dhe Kurveleshin dhe do të bëjmë që zemra e turizmit ekonomik të jetë zemër dhe zhvillim për të gjithë shqiptarët.”- tha Basha.

Përveçse theksoi se nuk kemi nevojë për punëtorë nga Bangladeshi, në fjalën e tij, kryedemokrati foli edhe për statusin e minatorit dhe mbështetjen ndaj fermerëve, për të cilët tha se qeveria e tij do të votonte statusin e minatorit dhe gjithashtu do të mbështeste fermerët e Shqipërisë.

4 vite të tjera si këto që shkuan do të jenë fatale për Shqipërinë, nuk është zgjidhja që të sjellim punëtorë nga Bangladeshi në Shqipërinë e zbrazur nga shqiptarët.

Zgjidhja është që të sjellim investime këtu, sjellim të rinjtë shqiptarë këtu.

Ju drejtohem juve, minatorëve të vjetër, statusi i i minatorit do të miratohet nga qeveria që do të votoni në 25 Prill për ndryshim.

Ky besim, ky entuziazëm, kjop shpresë nuk do të ndalet deri më 25 prill. Ju ftoj që këtë ta vazhdojmë minutë pas minute deri në ditën e zgjedhjeve në ditën e ndryshimit.”- përfundoi kryedemokrati.

Zjarr Tv Ad