Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar këtë të hënë me drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Lajmin e ka konfirmuar vetë Kim e cila përmes një postimi në ‘Twitter’ ka zbuluar se temë e bisedës ka qënë zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Kim shkruan se Ardi Veliu i ka konfirmuar se policët janë profesionistë dhe të paanshëm për ruajtjen e rendit publik, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit.
Postimi i plotë:
U takua me @PoliciaeShtetit Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet 4/25. GD Veliu konfirmoi detyrën e punonjësve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.