Ditën e djeshme, Kryeministri Edi Rama, ka braktisur një emison televiziv, teksa i ka kujtuar moderatorit, se ishte duke folur me Kryeministrin e vendit.
Bëhet fjalë për një intervistë të dhënë për “5 pyetje nga Babaramo”. Pasi nisi të hiqte mikrofonin e parë, gazetari Ilir Babaramo, e kujtoi kreun e qeverisë se kishte dhe një tjetër, pasi ishte pajisur si Isa Boletini.
Ndërkohë që Rama ia kthehu; “Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkundi. Herë tjetër, kur fton Kryeministrin, fol me Kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë, por këtu mbyllet intervista. Unë nuk mundem më të vazhdoj”, i tha Rama, Babaramos.
Largimi i Kryeministrit Rama nga studio, është bërë pas përplasjes me gazetarin mbi pyetjet që ky i fundit ishte duke i bërë.