Ard Veliu pret dhe falenderon policin që parandaloi vrasjen e dyfishtë në Tiranë, Shkëlzen Tafa: Nuk e bëra për famë, është përgjegjësi morale dhe ligjore

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka pritur në një takim, për ta falënderuar, punonjësin e Policisë Shkëlzen Tafa, i cili më datë 18 Prill ka ndërhyrë për të parandaluar një konflikt që mund të përshkallëzohej deri në vrasje.

Punonjësi i policisë në atë moment ka qenë jashtë shërbimit dhe është ndodhur rastësisht në situatën e vështirë.

Drejtori i policisë, në bisedën që pati me efektivin, e falënderoi atë dhe e përgëzoi për kurajën e treguar edhe pse nuk ishte në shërbim.

Veliu: “Ajo që ju bëtë është mishërimi i asaj çka duhet të bëjmë të gjithë ne punonjësit e Policisë së Shtetit.

Veprimet e tua ishin kurajoze dhe profesionale, që nga vendimi që more për të ndërhyrë, nxjerrja dhe mbajta e armës, dhënia e komandave për personin që duhej t’i bindej urdhrit të punonjësit të Policisë e deri në neutralizimin e tij.
Për këtë, unë si Drejtor i Përgjithshëm, por e gjithë organizata e Policisë jemi krenarë për veprimin tuaj.

Qytetarët panë tek veprimet e tua Policinë që duan dhe kjo ka akoma më shumë vlerë për ne, rritja e besimit dhe e mbështetjes së qytetarëve për Policisë, pasi pa qytetarët ne nuk mund ta kryejmë dhe përmbushim si duhet detyrën. Veprime të tilla në shërbim e në mbrojtje të jetës së qytetarëve duhet të jenë motiv për të gjithë punonjësit e Policisë”.

Punonjësi i Policisë Shkëlzen Tafa, pjesë e forcës së posaçme “Shqiponja” aktualisht në praktikë, pasi vijon studimet në vitin e tretë Bachelor në Fakultetin për Hetimin e Krimit në Akademinë e Sigurisë, ka falënderuar Drejtor Veliun për pritjen dhe vlerësimin dhe e ka siguruar atë se veprimin që ai ka kryer nuk e ka bërë për famë apo për bujë, por sepse ishte përgjegjësi morale dhe ligjore për uniformën që mban dhe detyrimin ndaj qytetarëve.

Zjarr Tv Ad