Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka reaguar në lidhje me temën e patronazhistëve pasi ka parë databazin e Partisë Socialiste dhe i ka rezultuar se do të votojë për PS-në.
Veleshnja tha se pasi ka parë databazin ai tashmë ka vendosur që të mos votojë më për PS-në dhe pse e kishte ndërmend.
“Më në fund pash databazën dhe më kishin kontrolluar çdo gjë timen, kunata, nga ka ardhur, nga vjen, kishte hyrë në familjen time, do votojë për PS, i ati ka dalë në pension.
Njëherë e përgjithmonë, sa të kem jetën, për këta njerëz që mua më kanë bërë këtë gjë, që më kanë kontrolluar jetën dhe çojnë dhe informacione që është i sigurt ky që do votojë për ty, nuk e kanë votën vetëm nga kjo gjë.
Unë për PS isha me thënë të drejtën, do ta hidhja votën pas shumë vitesh, nuk do ta jap më, vetëm për këtë patronazhistin”, tha Rezarti.