Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar për media pas incidentit të rëndë elektoral me një të vrarë dhe dy të plagosur në Elbasan.
Bardhi raportohet se ka qenë në vendin e ngjarjes, pasi shtabi elektoral i drejtuar prej tij, kanë hasur makinën që dyshuan se shpërndante para për vota.
I revoltuar, Bardhi tha se makina e dyshuar është e mbushur me karta identiteti.
“Aty ishin, pse s’i ndaluat pse s’i kapët, nuk kam shumë informacion, makina që shikoni aty është e mbushur me karta identiteti dhe para, e organizuar nga shtabi kriminal elektoral i Taulant Ballës. I kemi denoncuar edhe më parë”, deklaroi Bardhi.
Kështu deklaroi për mediat drejtuesi politik i PD në qarkun e Elbasanit Gazmend Bardhi, i cili për gazetarët u shpreh i shokuar dhe ndërkohë gjendej pikërisht në vendin e ngjarjes.
Eshtë e paqartë sesi ka filluar shkëmbimi i zjarrit nga ku mbeti I vrarë Pjerin Xhuvani, drejtor i fondit të sigurimit shëndetësor përfaqësues i PDIU, ndërkohë që ka mbetur e plagosur një efektive e policisë dhe një tjetër.