Hapja e spitalit të Fierit, flet Presidenti Erdogan: Partneriteti ynë strategjik tashmë në nivelet më të larta

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I nderuar kryeministër, miku im i dashur Edi Rama, të nderuar ministra. Me rastin e ceremonisë së hapjes së spitalit të miqësisë Turqi-Shqipëri, jam shumë i lumtur të takohem me ju edhe pse virtualisht. Uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë bereqet. Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri vazhdojnë të zhvillohen cdo ditë. Me rastin e vizitës tuaj kemi zyrtarizuar partneritetin tonë strategjik në nivelet më të larta.

Uroj që ky spital do ketë qenë një shenjë e re për miqësinë mes dy vendeve tona. Dëshiroj nga zemra që të sjellë dobi dhe të shpërndajë sa më shumë shërim për vëllezrit tanë shqiptarë. Gjithashtu ngushëllime për personat që kanë humbur të afërt gjatë pandemisë, si dhe uroj shërim të shpejtë për ata që janë në spital. Gjithashtu një falenderim të vecantë për kompaninë kontraktuese për kontributin e saj.

Zjarr Tv Ad