Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kompania “Smith Research & Consulting” nga Izraeli, ka realizuar një sondazh për Zgjedhjet në Shqipëri që do të mbahen me 25 Prill. Sipas këtij sondazhi, të publikuar nga Indeksonline, Partia Demokratike me në krye me Lulzim Basha, po prin para socialisteve të Edi Ramës. Sipas sondazhit, PD merr 46.1% të votave, ndërsa PS merr 42.4% dhe LSI ka 10.4%.
Gjatë sondazhit janë bërë edhe pyetje tjera. 56.4% e të pyeturve besojnë se Lulzim Basha do ta fusë Shqipërinë në BE, ndërsa vetëm 43.6% mendojnë se Edi Rama do ta realizojë këtë. 52.5% e përgjigjeve besojnë që Lulzim Basha do të ishte Kryeministër më i mirë për Shqipërinë. 56.2% mendojnë që Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të ri.