Nuk ndalet Rilindja/ Ish-të dënuarit shpërblehen nga PS, marrin poste të rëndësishme në dogana…

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk ndalet Rilindja në lidhjet e saj me personat me precedentë penale. Edhe pak ditë para zgjedhjeve, kanë emëruar në struktura kyçe dy persona të clët kanë probleme me drejtësinë.

Dy persona të ndaluar dhe akuzuar për vepra të ndryshme penale, gjatë viteve të fundit, janë shpërblyer nga Partia Socialiste në poste kyçe në administratën ligjzbatuese. Alban Dushku, i akuzuar për falsifikim dokumentesh, është emëruar Drejtor i Antikontrabandës Tokësore, ndërsa Arben Zhupa i akuzuar për trafik të qenieve njerëzore, mban postin e kreut të doganës ‘Tre Ura’ në Përmet.

Gjatë tetë vjetëve të qeverisjes së mazhorancës socialiste, jo në pak raste ka rezultuar se funksionarë të lartë të saj kanë rezultuar me probleme me ligjin. Alban Dushku, mban sot postin e Përgjegjësit të Sektorit të Antikontrabandës Tokësore, por emri i tij rezulton në arkivat e policisë si i arrestuar për falsifikimin dokumentash në të ashtuquajturën çështja “Petrela”. Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, pesë vjet më parë u arrestuan pasi falsifikuan dokumentat e pronësisë për një truall.

Ndërkohë, Dushku nuk është i vetmi emër që sot mban një post të rëndësishëm ligjzbatues, që rezulton me problem të theksuara me ligjin. Arben Zhupa, sot mban postin e Drejtor i Doganës Tre Urat në Përmet, por që rezulton të jetë ndjekur penalisht për trafik të paligjshëm të qenieve njerëzore. Në vitin 2000, Arben Zhupa dhe shtetas të tjerë dolën në gjyq pasi kishin dhënë ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit. Gjithashtu, Zhupa rezulton të jetë i ndaluar edhe për kontrabandë kur ka qenë doganier. Por në vend që të mbahej larg administratës publike, Arben Zhupa ka ardhur me pozicione ngritëse në detyrë në sektorin e doganave, duke pasur akses të pakufijshëm në institucionin që duhet të jetë pengesë për trafiqet e paligjshme.

 

Zjarr Tv Ad