Nëna ‘spiunon’ djalin komisioner në Vlorë: Është i infektuar me Covid! (Vonohet nisja e procesit të votimit)

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një komisioner i dyshuar me Covid është larguar nga një prej qendrave të votimit në qytetin e Vlorës.

Mësohet se komisoneri është paraqitur që në mëngjes herët në Qendrën e Votimit ku është caktuar, por ka qenë nëna e tij, ajo që i ka kërkuar të largohet, pasi sipas saj ai ishte i infektuar nga Covid.

Fillimisht komisioneri ka refuzuar të largohet, por me insistimin e komisionerëve të tjerë, ai është larguar, ku pritet që të kryejë një tampon e të paraqitet përsëri në QV.

Kjo ka sjellë dhe vonesa në nisjen e votimit në këtë qendër votimi, dhe mbetet për tu parë zgjidhja që do të jepet.

Këto janë zgjedhjet e 10 parlamentare që mbahen në vendin tonë, që nga nisja e pluralizmit politik, ku njihen vetëm 2 raste të zgjedhjeve të parakohshme, ato që janë mbajtur në vitin 1992 dhe 1997.

Ndërkohë 7 procese normale zgjedhore janë (1991, 1996, 2001, 2005, 2009, 2013 dhe 2017). Vetëm zgjedhjet e vitit 1991 kanë qenë në mazhoritar. Zgjedhjet 1992-2005 janë zhvilluar me një sistem miks, 100 (115) zona në mazhoritar dhe 40 (25) mandate në proporcional.

Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 u vendos kalimi në sistemin proporcional rajonal, me lista të mbyllura dhe me prag minimal zgjedhor 3%. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2020 u vendos ulja e pragut elektoral në 1% dhe aplikimi për herë të parë i listave të hapura proporcionale.

Numri i deputetëve ka ndryshuar vetëm në dy raste: më 1991 u ruajt numri i deputetëve i legjislaturave të fundit të periudhës komuniste (250 deputetë), si dhe më 1997 u ruajt sistemi i vitit 1996 me rritjen e numrit të deputetëve në proporcional nga 25 në 40 vende, për pasojë, parlamenti kishte 155 deputetë.

Prej ’96 numri i ulëseve në Kuvend është 140, ndërkohë që në këtë vit janë 12 parti dhe koalicione që garojnë në 12 qarqe të vendit, dhe në vetëm 4 prej tyre garojnë si të pavarur kandidatët që vijnë nga radhët e Vetëvendosjes, dhe Elton Debreshi, që vjen nga radhët e minatorëve dhe kandidon në qarkun e Dibrës.

Nëse kthehemi pas në kohë pjesëmarrja në zgjedhje ka ndryshuar mjaft, në krahasim me vitet e para të demokracisë. Në zgjedhjet e viteve 1991-1992, kur shteti kishte të dhëna të sakta të numrit të qytetarëve me të drejtë vote, janë regjistruar edhe shifrat më të vogla të numrit të zgjedhësve në listë dhe përqindjet më të larta të pjesëmarrjes në votime.

Gjatë viteve raportet janë përmbysur. Në zgjedhjet e fundit parlamentare më 2017 pjesëmarrja në zgjedhje ishte 46,76%. Nga mbi 3.4 milionë qytetarë të regjistruar në listën e zgjedhësve votuan 1.613.810 zgjedhës. Sipas INSTAT numri i popullsisë më 2017 ishte 2.876.591, shifër shumë më e vogël sesa numri 3.452.324 i zgjedhësve në listë.

Si vijnë forcat politike në këto zgjedhje

Partia Socialiste e Edi Ramës kërkon besimin e elektoratit për të marrë mandatin e tretë qeverisës, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në këto 30 vite të tranzicionit shqiptar që një forcë politike të qeverisë më shumë se 8 vite.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama është akuzuar gjithnjë e më shumë për sjelljen e tij autokratike, në përplasje të vazhdueshme me mediat dhe opozitën, ndërkohë që vendi ende nuk ka të ndërtuara të gjitha organet e drejtësisë, që të mundësonin një balancim të pushteteve. Për 2 vite Kuvendi ishte i gjithi në dorë të socialistëve, pas vendimit të paprecedentë të opozitës për të djegur mandatin dhe pët tu rikthyer në Kuvend.

25 Prilli do të jetë një test më vete dhe për Lulzim Bashën, i cili në këtë fushatë ka zgjedhur që kostot ti marrë përsipër vetë të gjitha, pa asnjë kandidat që fliste në takimet me simpatizantët nga një shesh i qyteteve në një tjetër.

PD që ai drejton në këto zgjedhje në ndryshim nga Rama, që garon i vetëm, mori në koalicion me lista të përbashkëta të gjithë aletët e viteve të vështira në opozitë, duke iu garantuar krerëve të këtyre partive më të vogla, një vend të sigurt në listat shumëemërore.

Zjarr Tv Ad