“Është një ditë historike”, Basha u bën thirrje qytetarëve: Dilni e votoni, është koha juaj!

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka votuar pak kohë më përpara në njësinë numër 8 në lagjen e tij.

Më pas, Basha ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se sot është një ditë historike dhe fillimi i një epoke të re për Shqipërinë.

Kreu i PD-së u ka bërë thirrje qytetarëve  që të dalin dhe të votojnë pasi sot është dita e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë. Është një ditë historike. Sot të gjithë kemi fuqinë e votës në duar – për vendin tonë, kombin tonë, fëmijët tanë, të ardhmen tonë. Ky është fillimi i një epoke të re për Shqipërinë.

Dilni dhe votoni – është koha juaj!  Çdo grua, burrë, çdo familje – dilni dhe votoni. Mos rrini në shtëpi – sot është dita juaj. Është dita e demokracisë. Është dita e Shqipërisë. Është dita e fëmijëve tanë. Dilni dhe votoni!

 

Zjarr Tv Ad