Incidenti i parë në Kombinat/ Pezullohet procesi i numërimit nga numëruesit e PD/ Ja arsyeja…

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Procesi i numërimit, është pezulluar përkohësisht në 2 nga 5 tavolinat në “Shkollën e Kuqe”, si dhe në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Ky pezullim, ka ardhur si rrjedhojë e kërkesës së bërë për pushim, nga numëruesit e Partisë Demokratike, me arsyetimin se janë të lodhur. Ndërkohë, anëtarët e KQZ, numëruesit e PS dhe partive të tjera, kërkojnë që procesi të mos ndërpritet.

“Duam të bëjmë pushim, njerëzit janë të lodhur, duam dy orë pushim asgjë më tepër. Këta thonë vdisni këtu. Nuk pranojmë të ndërrohen numëruesit, sepse duan deri tek kutia e 10.

Ata janë të zhveshur nga ndjenjat humane. Punohet katër pesë orë, pushohet dy orë dhe kthehen prapë. Kjo aplikohet në të gjithë KZAZ. Këta sillen me një arrogancë. Sipas këtyre Kodi Zgjedhor e parashikon që pa u bërë nga 5 në 10 kuti nuk ndërrohesh, nga ana tjetër ka dhe një kod moral, kjo e fundit del mbi kodin ligjor”, u shpreh numëruesi i PD-së.

E pranishme në ambientet e numërimit, ishte dhe Ministrja Belinda Balluku, e cila deklaroi se procesi duhet të vazhdojë, pasi numëruesit e PD-së janë minorancë, përballë numëruesve të forcave të tjera politike pjesëmarrëse në proces.

“Ne duam të numërojmë, duke qenë se të gjithë grupet janë në gjendje pune, s’ka arsye për të vonuar, të kërkosh të flesh që në 5 orët e para, i bie të mbarojmë pas 3 javësh. Ne duam të punojmë, PD do gjumë. Unë s’e kuptoj, këtu kemi parë një shfaqje, kutitë u morën zvarrë, s’e kuptoj pse nuk flasin me zë të ulët. Në minorancë PD duhet të ndjekë grupin i përbërë nga disa anëtarë. Kjo është një bllokim i procesit, nëse duan të flenë gjumë, i kuptoj. Nëse duan të pezullojnë procesin, prapë se kuptoj se kjo është gjë që do të bëhet. Ata bëjnë mbledhje partie tek cepi, ndërkohë që ne duam të bëjmë punët”, u shpreh Balluku.

Zjarr Tv Ad