Ambasadorja Yuri Kim: Le të presim të gjithë me durim rezultatet…

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë thirrje që të pritet me durim, dalja e rezultatit të Zgjedhjeve të 25 Prillit.

Paraditen e së hënës, Kim së bashku me Kryetarin e KQZ, Ilirjan Celibashin, ka vizituar dy qendra të numërimit të votave në Tiranë.

“Ka nisur procesi i numërimit për zgjedhjet e Shqipërisë, – shkroi Ambasadorja Kim në rrjetet sociale.

“Me Ilirjan Celibashin nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vizitova qendrat e numerimit në “Vasil Shanto” dhe Shkolla e Kuqe.

Punë të mbarë dhe faleminderit të gjithë numëruesve dhe stafit që punon gjithë natën. Le të presim të gjithë me durim rezultatet. SHBA do të jenë me ju deri në fund!” ka theksuar ambasadorja amerikane.

Zjarr Tv Ad