Kush do i fitojë Zgjedhjet? Blendi Fevziu tregon skenarin: Shpresoj që Rama të japë dorëheqjen…

0
323
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Blendi Fevziu, ka komentuar zgjedhjet e 25 Prillit dhe rezultatet e mundshme të tyre, në një kohë kur vazhdon ende numërimi.

Ai foli edhe mbi mundësitë e një qeverisjeje të përbashkët. Ndër të tjera Fevziu tha, se nëse një prej forcave do të kishte 71 mandate do të ishte e papranueshme të formohej një qeveri me bazë të gjerë, pasi kjo do e linte vendin pa opozitë.

“Nëse Rama ka 70 mandate e poshtë shpresoj që ta mbajë fjalën që të largohet. Nëse Rama ka 71 vota e lart, i takon të bëjë qeverinë. Në këtë aspekt, e vetmja gjë që unë mund të komentoj sot se pa mbaruar numërimi nuk komentoj, është që në gjykimin tim nëse dalin 70 me 70 mund të kishte sens një koalicion i gjerë. Nëse njëra prej forcave politike, ose një grupim, se këtu po fus PD e LSI bashkë dhe PS më vete do kenë më shumë se 70 vota, pra 71 vota, për mua është e papranueshme, është që të ndërtohet një qeveri e përbashkët sepse e le vendin pa opozitë në momentin ku ka nevojë më shumë se kurrë për opozitë dhe opozitë të fortë.

Kush merr 71 vota të ndërtojë qeverinë, kush merr më pak të qëndrojë në opozitë. Një gjë është. Shpresoj që Rama e mban premtimin. Basha nuk u shpreh kur ku pyet për humbjen, por besoj se edhe për Bashën është e vështirë të vazhdojë një mandat të tretë si opozitë nëse Rama mbetet në pushtet. Kjo është një çështje që nuk është për sot. Sot duhet të shohim sa del rezultati”, tha Fevziu gjatë një interviste në Klan News.

Zjarr Tv Ad