Edi Rama: Po punove fort ia del, s’ka rrugë të shkurtra në jetë…

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deri në këto momente, nga numërimi i votave rezulton se Partia Socialiste kryeson si forcë e parë në 8 qarqe të vendit.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook, duke përcjellë një mesazh të basketbollistit Michael Jordan: “Po punove fort ia del! S’ka rrugë të shkurtra në jetë”.

Postimi shoqërohet edhe me një foto të basketbollistit Michael Jordan.

Deri më tani Partia Socialiste rezulton me 73 mandate, PD ka njohur një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ku deri më tani ka marrë 59 vende në Kuvendin e ri krahasuar me 46 që ka pasur në 2017. Ndërsa LSI ka pësuar humbje, ku ka arritur që të marrë vetëm 5 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara.

Zjarr Tv Ad