Luftohej kokë më kokë mes Majkos dhe Pampurit, ja kush e fiton mandatin…

0
2476
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike edhe në Tiranë, ku situata qëndron e pandryshuar pothuajse që nga dita e djeshme.

Në Tiranë, PS ka marrë 226842 vota ose 48.7%. PD 182335 vota, ose 39.1%, LSI 27945 vota ose 6% dhe PSD 13273 vota, ose 2.8%.

Mandatet ndahen 18 për PS, 15 për PD, 2 LSI dhe 1 PSD.

Ndërkohë që në faqen e KQZ nuk janë reflektuar ende të dhënat për kutitë e fundit të qarkut të Tiranës. Pa pasur ndonjë surprizë sa i takon votimit preferencial për kandidatët, jashtë Kuvendit mbeten Pandeli Majko, Mimi Kodheli apo Fatmir Xhafaj, ndërkohë që nga PD mbeten jashtë Aldo Bumçi, Ivi Kaso apo Ori Nebiaj.

E 15-ta në listë nga PD ishte e renditur deputetja Orjola Pampuri.

Në rang vendi PS ka siguruar 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3.

Zjarr Tv Ad