Plas keq sherri mes Mark Markut dhe Carlo Bolinos/ Marku Bolinos: Ke 30 vjet këtu nuk di shqip, mendoja se je komunist italian, ti qenke komunist i Enver Hoxhës…

0
329
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mark Marku dhe Carlo Bollino, ishin të fttuar në emisionin “Open”, ku janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin. Ata kanë hedhur akuza të forta ndaj njëri-tjetrit, teksa po diskutonin për mosnjohjen e Zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike. Marku tha se; do të jetë kryedemokrati Lulzim Basha, ai që do të dalë ta thotë zyrtarisht këtë gjë, ndërsa Bolino u shpreh se ky është një gabim, është njësoj si të kthehesh pas në kohën kur dogjën mandatet. Pas replikës së Bolinos, Marku i tha se ai ende nuk ka mësuar të flasë shqip dhe se nuk mund të sqarojë këtë gjë. Replikat vijuan më të forta mes tyre.

Pjese nga debati

Carlo Bolino: Mos harro që je profesor. Nuk ke si të thuash këtë gjë, është njësoj si të kthehesh pas në kohë dhe të djegësh mandatet.

Mark Marku: Po ti mos harro që ke 30 vjet në Shqipëri, je gazetar e nuk di shqipen. I vënë shërbim të qeverisë median, je tregtar i medias, as gazetar nuk je ti

Carlo Bolino: Je shitur për 8 vite si analist i pavarur dhe dole i shitur në një Parti politike. Mos më bëj leksione mua se nuk kam nevojë. Mos të flasim për Italinë se ka traditë tjetër.

Mark Marku: Keni dhe traditën e Musolinit.

Carlo Bolino: Ju pretendoni që bindja juaj janë faktet. Ju tani akuzoni forca politike që kanë vjedhur Zgjedhjet, bëni shumë mirë, faktoni, shkoni në KQZ dhe SPAK.

Mark Marku: Kush tha që nuk e kemi bërë?

Carlo Bolino: Shumë mirë. Deri tani faktet e vërtetuara janë vetëm vjedhjet e votave nga anëtarët e LSI-së. Kryemadhi ka pranuar që gabimi fatal ka qenë djegia e mandateve. Nëpërmjet këtyre, i keni humbur Zgjedhjet.

Mark Marku: Kemi humbur se na kanë vjedhur.

Carlo Bolino: Pavarësisht nga gafa fatale, propozoni të bëni të njëjtën gjë.

Mark Marku: Je i fundit që mund të na japësh këshilla. Je i fundit që mund të marrim në konsideratë qoftë vërejtjen më të vogël.

Carlo Bolino: Ti je anëtar i një Partie politike. I keni humbur Zgjedhjet. Shkoni në shesh e thoni “të shporrim”.

Mark Marku: Je komunist. Nuk je as komunist italian. Unë kam qenë student në 1990 dhe është turp që vjen e na thua që protesta është dhnë. Mendoja se je komunist italian, ti qenke komunist i Enver Hoxhës.

Carlo Bolino: Pak më vonë ta tregoj unë me fakte se unë di të bëj gazetarin. Ta tregoj unë me fakte se e kam zbuluar një gjë që do ta tregoj më vonë pse PD ka humbur Zgjedhjet.

 

Zjarr Tv Ad