Rakacolli: Janë rritur lehtë shtrimet në spitale, ky është vendimi për shkollat

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha sot se ka një rritje të lehtë të infektimeve me koronavirus , dhe të shtrimeve spitalore, ndërsa u lanë në fuqi masat e marra më herët, përfshirë ndalimin e qarkullimit pas orës 22:00 të mbrëmjes, dhe karatinën e detyrueshme për emigrantët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia.

Nga ana tjetër Rakacolli tha se shkollat do të jenë të hapura në të gjithë vendin, duke respektuar masat që janë thënë më herët nga ana e ministrisë.

Gjatë periudhës zgjedhore dhe në muajin e fushatës, Policia e Shtetit i harroi gjobat për qytetarët, ndërsa me mbarimin e tyre, pritet që të rikthehen ndëshkimet. Vetëm në dy ditët e fundit është vënë re një rikthim i gjobave dhe për parkimin e mjeteve, që për ditë me radhë ishin harruar.

Rakacolli:

Situata vijon që të mbetet e qëndrueshme, ka një rritje të lehtë të shtrimeve në spitale. Të shpresojmë që kjo situatë nuk do të vazhdojë, aq më tepër që ka ecur me ritme të shpejta vaksinimi masiv i popullatës. Duke parë këtë situatë epidemiologjike, ne propozojmë që mësimi në sistemin parauniverstar të kthehet i gjithi në klasa, beteja me koronavirus  vazhdon. Duhet të vazhdojmë të mbajmë maska, distancimin fizik, sepse vetëm duke vazhduar me këto masa, do të vazhdojmë  të fitojmë betejën.

 

Zjarr Tv Ad