“Hakohet” numri i Ilir Metës, Presidenca akuzon socialistët: Skandal, do kërkojmë hetim ndërkombëtar

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenca ka reaguar sërish 4 ditë pas zgjedhjeve të zhvilluar në vendin tonë, ku Partia Socialiste fitoi bindshëm me 74 mandate, ndërsa PD u ndal me 59 mandate e LSI me 4 mandate.

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta me anë të një deklarate për mediat ka njoftuar se numri personal i Presidentit Ilir Meta është keqpërdorur duke u dërguar mesazhe fyese qytetarëve të ndryshëm.

Tedi Blushi ka hedhur akuza ndaj Partisë Socialiste duke thënë se janë ata që kanë orkestruar përdorimin e numri zyrtar personal të Ilir Metës për të dërguar këto mesazhe.

“Kanë treguar këto ditë mesazhe fyese dhe kërcënuese në drejtim të qytetarëve, Kanë për autor  të gjithë ata që blenë dhe vodhën mandate dhe tani nuk po i gëzojnë dot.

Kërkojmë ndjesë qytetarëve që gjoja kanë marrë mesazhe në emër të Presidentit. Ky është skandal i keqpërdorimit të numrit personal të Presidentit Ilir Meta.

Nuk do guxonte askush të bënte akte të tilla. Që mund të vërë në në rrezik serioz akte të tilla edhe vendin.” Tha Blushi.

Zjarr Tv Ad