Dialogu me Serbinë kthehet në ‘mollë sherri’ në Kosovë, Abdixhiku i kthehet Kurtit: Të bësh viktimën është dobësi

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dialogu Kosovë-Serbi është kthyer në një mollë sherri mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kurti deklaroi pak kohë më parë se kur kishte marrë detyrën, në zyrë nuk kishte gjetur asnjë dokument në lidhje me dialogun. Sipas tij, paraardhësi i tij Avdullah Hoti kishte zhdukur dokumentet.

“Procesi ka pasur shumë drafte, shumë marrëveshje dhe shumë hollësi, të cilat nuk i kemi gjetur tash kur jemi kthyer në zyrë. Ne po pajisemi me dokumente nga Bashkimi Evropian, qartazi deri tani kemi marrë më shumë informata nga ndërmjetësuesi Lajçak sesa nga ish-kryeministri që u rrëzua nga Kushtetuesja. Çdo herë që do të na shfaqet diçka që nuk e kemi ditur më herët, do t’i kemi rezervat tona,”-tha Kurti.

Kundërpërgjigjia i ka ardhur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili i ka bërë thirrje që të mos bëjë viktimën, pasi çdo detaj të nevojshëm e ka në zyrën e tij.

“Kryeministër, Të bësh politikë është një gjë. Të bësh viktimën kur s’je i tillë është e panevojshme – është dobësi.  Dokumentet e dialogut të janë dhënë ditën e pranimit të detyrës. Është ajo dosja e kaltërt që pason me dorështrëngim nga paraardhësi yt. Aty i ke 29 faqe raport. I ke edhe dokumentet e dakorduara në secilin takim. E ke pozicionin politik të Kosovës, e analizën e ekspertëve – të njëjtëve që i ke angazhuar tani për konsultim. Nëse s’i mbanë mend, ke mundur të pyesësh. Nëse i ke humbur, ke mundur t’i kërkosh sërish. Nëse të janë dashur informata shtesë nga njerëzit e mi në LDK, jemi pesë minuta larg në Prishtinë. S’jemi të huaj kur është në pyetje vendi. E duam barabartë të gjithë. Ke mundur ta bësh secilin hap ndryshe përveç ankimit para miqve jashtë. Trego përgjegjësi. S’je më opozitë. Tani je Kryeministër. Udhëheq si i tillë,”-tha ai.

Zjarr Tv Ad