Aparatura e identifikimit biometrik lejon falsifikimin, bie siguria e ZGJEDHJEVE!

0
237
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përpos blerjes së votës, intimidimit të votuesvse, presionit të administratës dhe bërjes qellimisht të 83 mijë votave të pavlefshme, aparatura e indentifikimit biometrik te zgjedhesve, risi në këto zgjedhje, la gjithashtu vend per manipulime. Në këtë video të siguruar nga Shijak TV, demostrohet qartë se si  kjo pajisje i njeh shenjat e gishterinjve, edhe me nje karte identiteti qe i perket nje personi  tjeter, çfarë do të thotë se ka lënë shteg te hapur për manipulime.  Keshtu shumë persona mund të kene votuar, me karten e identitetit te dikujt tjetër, dhe kjo aparaturë fakton se procesi elektoral i 25 prillit nuk ka pasur siguri.
Ndërkohë  sa i takon fenomenit të shitblerjes se votava,   listat e mëposhtme, tregojnë qartë sesi patronazhistët kanë bërë punën e tyre, duke mbledhur të dhënat dhe emrat e votuesve, ndersa në listat e tyre, është shënuar edhe shuma e parave që kanë marrë, për t’i dhënë votën PS. Janë të gjithë këto elemente, që tregojne  kapjen e zgjedhjeve, dhe se me 25 prill, nuk u dëgjua vullneti i vërtetë i sovranit, dhe nuk u respektuan standartet evropiane.

 

Zjarr Tv Ad