Ministre e propogandës idiote anti shkodrane”, dëmtimi i rrjetit ndriçues të Kalasë “Rozafa”, reagon ashpër gazetari…

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, ka reaguar pas lajmit për dëmtimin dhe vjedhjen e rrjetit të ndriçimit të Kalasë “Rozafa” në Shkodër. Me disa rreshta të publikuar në Facebook, ministrja Margariti shprehet:

“E shokuar nga lajmi i dëmtimit të rrjetit elektrik të ndriçimit të Kalasë së Rozafës, në Shkodër!

Ende pa iu gëzuar kësaj kurore të Shkodrës, që kurrë nuk ishte dukur më e bukur, individë të papërgjegjshëm kanë kryer një krim, duke dëmtuar pasurinë tonë të përbashkët.

Ftoj çdo shkodran të ndershëm që jo vetëm të distancohet, por edhe të ndihmojë institucionet e drejtësisë, për vënien e përgjegjësve përpara ligjit!”, shkruan Margariti.

Nuk ka vonuar edhe reagimi në po këtë publikim, i gazetarit shkodran Besi Bekteshi, i cili më herët ka qenë edhe drejtor rajonal i DRKK- së Shkodër. Në shënimin e tij Bekteshi shprehet mjaft ashpër ndaj ministres së Kulturës:

Nuk ka vonuar edhe reagimi në po këtë publikim, i gazetarit shkodran Besi Bekteshi, i cili më herët ka qenë edhe drejtor rajonal i DRKK- së Shkodër. Në shënimin e tij Bekteshi shprehet mjaft ashpër ndaj ministres së Kulturës:

“Lëri marrëzitë me distancimin e shkodranëve nga akti i paralajmëruar kur ska roje dhe kamera! Për çfarë do distancohen shkodranët …ty? Kush je ti? Ti guxon të akuzosh shkodranët për përkrahës të hajnave??

Ti nuk je ministre kulture je …ministre e propogandës idiote anti shkodrane pothuaj si nën regjim ideologjik! Një hajn vjedh dhe duhet të distancohen shkodranët e…ndershëm! Rrjetin e ndriçimit mbrojeni me kamera dhe roje! Lerini akuzat e fshehura politike!

Mbroni kullat në malësi të gjitha të rrëzuara dhe pa mbrojtura!! Mbro muret jugore por dhe brenda të kalasë që nuk shohin konservim e mirëmbajtje që nga fundi viteve 80!

Mbro monumentet dhe lëri inatet patologjike me Shkodrën të ngjashme me ato të partizanëve të zonës së parë operative që pushkatuan pa gjygj në 1945 dhjetra qytetarë të Shkodrës dhe ju grabitën mijrave pasurinë!!

Lëre urrejtjen politike sot e cila të bën ti akuzosh për hajna shkodranët dhe ju kërkon distancimin! Turp!”, shprehet gazetari Besi Bekteshi.

Zjarr Tv Ad