Nga Edi Oga: Mosrealizimi i rotacionit politik, pas 8 vitesh në pushtet të një Partie, i dha fund epokës së pseudodemokracisë…

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Edi Oga

Do të kisha preferuar ta mbushja të gjithë kohën time të lirë me art, me shkencë, me natyrë, me lojëra, me biseda me miqtë… por për dreq e kam të pamundur të mos harxhoj një pjesë të kohës time me politikën. Ajo nuk të lë ta injorosh, sepse ndikon mjaft në jetën e gjithkujt.

Nga çfarë ndodhi në këto zgjedhje, unë kuptova këto që po ju radhis më poshtë:
1. Mosrealizimi i rotacionit politik pas 8 vitesh në pushtet të një partie, i dha fund epokës së “pseudodemokracisë”, pra idesë mashtruese se po jetojmë në një sistem ku qeverisjen e përcakton populli me vullnet të lirë. Tashmë as më injoranti nuk e beson këtë.
2. Është e pamundur që Partia Socialiste dhe shteti që i shërben asaj, të munden në zgjedhje nga partitë opozitare. E vetmja mënyrë për ta rrëzuar, është lufta e fraksioneve (bandave) brenda saj.

3. Sado të përpiqet Partia Demokratike, numrat nuk do të kalojnë kurrë në favor të saj, sepse me hir apo me pahir, shumica e shqiptarëve e shohin veten të lidhur me partinë që ka në dorë shtetin!
4. Jam totalisht kundër asaj që mbetet për t’u thënë, por medet, është e vetmja..!

Kaq me politikën për këtë javë.
Koha jashtë është shumë e mirë për një shëtitje! Fundjavë të këndshme!

Zjarr Tv Ad