Skema/ Ja si i shpërndau Edi Rama përpara Zgjedhjeve, 40mln euro për vota…

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga denoncimet kryesore të shprehura në raportin paraprak të vëzhguesve të, OSBE- ODIHR, për Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri, ishte ai i përdorimit të mjeteve, resurseve dhe  administratës shtetërore, gjatë fushatës në favor të partisë në pushtet. Ka me dhjetëra raste që kanë përfunduar edhe në SPAK, por duket se më flagranti që tregon qartë përdorimin e parave të buxhetit të shtetit, në favor të Partisë Socialiste është skandali i fundit i shpërndarjes së 40 milion eurove, në llogaritë bankare të qytetarëve gjatë muajit të fushatës dhe disa ditë përpara ditës së votimit.

Ka qenë “Open Data”, e cila ka zbardhur skemën dhe transaksionet e urdhëruara nga dega e thesarit të bashkisë së Durrësit gjatë muajit të fushatës. Bashkia e qytetit bregdetar, ishte ndër më të prekurat nga tërmeti i nëntorit të 2019-ës, por dëmshpërblimi i banorëve të prekur i cili ishte premtuar gati 2 vjet më parë nga qeveria, nuk u realizua kurrë plotësisht. Nga 1 dhjetori 2019 (muaji i parë pas tërmetit) deri më 25 mars 2021 (dita e parë e fushatës) vlera e realizimeve është vetëm 6 637 194 milionë lekë (të rinj). Ndërkohë, vetëm gjatë muajit të fushatës zgjedhore, nga 25 marsi 2021 deri më 23 prill, Këshilli i Ministrave mori vendime dhe Bashkia e Durrësit ekzekutoi dëmshpërblimin në vlerën 6 milionë eurove. Veprimet e koordinuara mes pushtetit lokal dhe qendror dhe koha e veprimit krijojnë dyshime të mirëqena se qëllimi i qeverisë ka qenë që të ndikojë në zgjedhje.

Në datën 4 shkurt, kryetarja e komanduar e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe Këshilli Bashkiak i këtij qyteti miratuan me urgjencë listën e parë me 806 familje, të cilat do të përfitonin mbi 2 milionë euro transferta cash nga qeveria si kompensim për dëmet e tërmetit. Në 14 prill, bashkia miratoi dhe një tjetër listë akoma më të madhe, me 1351 familje të tjera, të cilave në ditët e fundit para zgjedhjeve iu derdhën 4 milionë euro cash në llogaritë e tyre. Madje jo vetëm kaq, por përmes disa vendimeve të javëve të fundit, bashkia e Durrësit ka ndryshuar kategorinë e dëmtimit për qindra familje durrsake, duke i ngjitur nga DS1 në DS2 apo nga DS2 në DS3, ç’ka rrit automatikisht dhe vlerën e parave që ato përfitojnë nga qeveria.

Por megjithëse Durrësi ishte epiqendra e transfertave cash të rindërtimit, ky ishte një operacion në shkallë kombëtare, që përfshinte disa qarqe të vendit dhe që koordinohej nga qeveria në Tiranë. Përmes më shumë se 20 vendimeve të miratuara në periudhën nga 3 shkurti deri në 14 prill, Këshilli i Ministrave, i hapi rrugën ligjore vetes të derdhë miliona euro në prag të zgjedhjeve në llogaritë bankare të familjeve që ishin prekur nga tërmeti i ndodhur një vit e gjysmë më parë.

Këto dokumente konfidenciale që gjenden në “Open Data” tregojnë se përmes programit të granteve të rindërtimit, në muajt mars dhe prill qeveria transferoi plot 40 milionë euro cash në llogaritë e mijëra familjeve në Durrës, Shijak, Kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë, Mirditë, Lezhë dhe në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Zjarr Tv Ad