Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministria e Mbrojtjes në Greqi ka prezantuar masat e reja që do të jenë në fuqi deri më 14 maj, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Bëhet me dije se sa i përket Shqipërisë, Greqi ka vendosur një karantinë 14 ditore për ata që hyjnë në shtetin fqin. E njëjta masë është edhe për qytetarët që vijnë nga Greqia në Shqipëri.
Kujtojmë që në Greqi mund të kalojnë vetëm ata që kanë nështetësi greke, apo që kanë leje qëndrimi. Nuk mund të udhëtojnë qytetarët për turizëm apo për vizitë.
Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë është e nevojshme të paraqesin Test negativ PCR që duhet të jetë bërë deri në 72 orë përpara nisjes për në Greqi.