Tani që mbaruan Zgjedhjet rikthehet infeksioni/ Zv. ministrja Rakacolli: Jemi në ankth për dy javët e ardhshme…

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, paralajmëron se pritet një shtim i rasteve të reja të infektimeve në dy javët e ardhshme.

“Jemi në ankth sesi situata do të shkojë në dy javët e ardhshme pasi pritet të reflektojnë moszbatimin e masave siç duhet gjatë tubimeve në disa subjekteve politike”, u deklaroi Rakacolli në A2.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama në datën 26 Prill, në qendër të Tiranës mblodhi mijëra njerëz pa maska dhe pa asnjë masë distancimi “për të festuar fitoren”, fakt që e pranoi si gabim edhe në intervistën e fundit te Blendi Fevziu.

Gjithashtu, Rakacolli zbuloi se shumë prej tyre aktualisht, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Nuk kemi shumë pacientë në spital, por ka shumë raste që ndodhen në gjendje të rëndë. Humbjet e jetëve nuk janë në shifrat që kanë qenë më parë, por po ta krahasosh me numrin në spital, diferenca nuk është aq e madhe”, u shpreh Rakacolli.

Zjarr Tv Ad