Dashamir Shehi: Nga dolën këta deputetë, që nuk ua dinë emrin as tek partia e vet, me 15 mijë vota?

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka shprehur bindjen e plotë se votat në këto Zgjedhje, janë blerë nga mazhoranca, ndërsa ngritur një pikëpyetje të madhe për mijëra votat e pavlefshme që kanë dalë.

“Po kërkojmë të hetohet, të dimë nga vijnë këto 80 mijë vota të pavlefshme, nga dalin këta deputetë që nuk ua di njeri emrin as te partia e vet me 15 mijë vota?! – shtron çështjen, Shehi. –  Një lloj industrie që blen vota.

Unë besoj se i blenë votat: nëpërmjet punësimit, të cilën do ta kapërdija në rrethanat shqiptare, një lloj klientelizmi. Dhe blerja klasike. Kjo e dyta është e rrezikshme, e para është e pamoralshme, e dyta e rrezikshme dhe kompromentuese e sistemit.

 Zgjedhjet e fundit në Siçili, ngjanin me këto të Shqipërisë, por makineria nuk ishte kaq e madhe se kishte një grupim që ishte mafia dhe një shtet që mundohej t’i dilte përpara, kurse këtu tek ne janë bashkë mafi e shteti. Mfia dhe shteti i kanë blerë gjithë këto vota”, nënvizon Dashamir Shehi. 

Zjarr Tv Ad