Ironia e Genc Sejkos: Qershia mbi tortë Rudina, e cila me 500 votat e saja, rrëzoi sistemin e vjetër…

0
344
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Genc Sejko, është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku komenton ngjarjet në vend. Kësaj here, Sejko me ironi, ka komentuar rezultatin e Zgjedhjeve, ku shkruan; “Mos harroni të falenderoni Nismën Thurje, që na solli hapjen e listave. Falë tyre, sistemi është sot më përfaqesues”. Gjithashtu, Sejko shkruan se; “qershia mbi tortë, Rudina! E cila me 500 votat e saja rrëzoi sistemin e vjetër me të gjithë klasën politike Brenda”.

Postimi:

Mos harroni të falenderoni Nismën Thurje, që na solli hapjen e listave. Falë tyre, sistemi është sot më përfaqesues. Si thonin?! ‘Po të hapen listat Tom Doshi nuk del dot deputet, se nuk i blen dot votat që i duhen’. Ja ku jemi, Toma nuk arriti t’i blinte dot votat për një mandat deputeti. Prandaj bleu për tre. As Qifen nuk e votoi njeri. Ok, votuan djalin e Qifes. Votuan edhe dhëndrin e Qifes. Qifen jo ama! Edhe kryetarokracia u zhduk fare si fenomen. Që tani ka filluar rebelimi nga Taulant Balla,i cili pasi doli më i votuari në vend ka kërkuar zgjedhje në PS dhe postin e kryeministrit. Dhe qershia mbi tortë, Rudina! E cila me 500 votat e saja rrëzoi sistemin e vjetër me të gjithë klasën politike brenda“.

Ju Faleminderit!

Zjarr Tv Ad