Mjekët i hoqën duart për t’i shpëtuar jetën, Tomi mbledh çaj me dhëmbë…

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pranvera, ishte e ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqitare, e cila ka rrëfyer historinë e dhimbshme të vëllait të saj. Në moshën 8-vjeçare, ai shkoi të mblidhte arra me shokët e tij dhe hipi në një shtyllë për t’i arritur, por e zuri korenti. Ai përfundoi në spital, por duart e tij kishin pësuar djegie të thellë dhe doktorët ishin të detyruar që t’ja hiqnin të dyja duart, për t’i shpëtuar jetën.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që atij i pushon zemra për 5 minuta.

Pranvera: Po, babi thoshte e kam djalin e madh, dritën e syve dhe nuk mund ta duroj dot pa duar. Doktorët i kishin thënë që duhet t’i heqim të dyja duart që ai të jetojë dhe babi i thoshte të lutem, një dorë, dy gishta që ai të ushqehet. Ishte diçka e papritur që të kesh një fëmijë pa duar, si do ushqehej. Në 12 të natës infermierja shkoi për t’i bërë një gjilpërë, shikon aparaturën, bërtet me të madhe sepse i kishte ndalur zemra. Erdhën doktorët, e operuan dhe ia prenë duart. Me kalimin e kohës vëllai u shërua, qëndroi një kohë të gjatë në spital në Tiranë. Tomi i thoshte doktorëve që xhaxhi m’i shëro duart se unë do të të sjell arra.

Ardit Gjebrea: Si u mësua familja dhe vetë Tomi me këtë realitet tjetër?

Pranvera: Sa u shërua shkoi në shkollë, nuk shkruante, vetëm lexonte. Pastaj Tomi u mësua, ne u mësuam, mami e kishte shumë problem kur erdhi nga spitali sepse nuk e kishte parë asnjëherë Tomin në spital pa duar. Mamit i binte të fiktë çdo ditë, por filloi të mësohej dhe ajo që ky është realiteti dhe jeta e Tomit. Pastaj Tomi luante me shokët, shkonte në shkollë, mërzitej dhe qante sepse rrëzohej derisa iu forcuan duart.

Tani Tomi është 35-vjeç, ai shkon në mal gjatë verës dhe mbledh çaj dhe bimë të tjera bimore. Duart i bëhen plagë dhe ai mërzitet, por e ka vullnetin për të punuar sërish, çaji është shumë i fortë për t’u këputur, kështu që ai tenton ta këpusë atë edhe me dhëmbë. Sipas motrës, ne mes të dimrit, shiut, Tomi del në Korçë dhe shet çajin, sepse pa punë ai nuk rri dot.

Zjarr Tv Ad