Lulzim Basha flet për 25 prillin: Masakër elektorale, viktimë nuk është PD! Si i morën votat, Rama, Doshi dhe Rakipi?!

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i ka quajtur “masakër elektorale, viktima të së cilës nuk janë PD dhe deputetët e saj”.

“25 prilli është një masakër elektorale, dhe viktima nuk janë PD dhe deputetët tanë.

Ne vazhdojmë mbledhim fakte për masakrën zgjedhore të 25 prillit, kamerat dhe mikrofonat e medias së lirë do të drejtohen te Rama, Doshi dhe Rakipi. SI i morën votat deputetët e listës së zezë të DASH. Si i mori votat Vangjush Dako i DASH? Si i morën votat, djali i Aqif Rakipit, dhe dhëndri i Aqif Rakipit. Si i mori votat Aurora Mara?

Viktimat e masakrës elektorale janë qytetrarët shqiptarë. Kjo betejë do të bëhet në të gjitha fronte, betejat dhe mënyrat që ekzistojnë, dhe përfundimi do të jetë i qartë, rrëzimi i regjimit Rama-Rakipi-Doshi”, tha Basha ndër të tjera.

Kreu i PD i uroi mirëseardhjen dhe trupave tëë NATO-së dhe aleatëve, të cilët sot nisën stërvitjen më të madhe ushtarake në rajon.

Aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion dhe ta zmbrapsë atë, dhe vlerat rreth të cilave ne bashkohemi, janë të pacënueshme. Duke filluar me vlerat e lirisë, demokracisë dhe ato strategjike. Le të jetë ky një mesazh i qartë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në fuçi baruti. Kjo nuk është një aleancë ushtarako-politike dhe politiko-ushtarake”, tha Basha ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad