Ditën e sotme, po mbahet seanca e parë plenare pas Zgjedhjeve të 25 Prillit. Deputeti Kujtim Gjuzi, i cili nuk arriti ta siguronte sërish mandatin e deputetit në Zgjedhjet e 25 Prillit, ka deklaruar se koalicioni ku garonte nuk i njeh këto Zgjedhje, teksa thotë se deputetët e opozitës aktuale Parlamentare janë më të mirët.
Ai gjithashtu thotë se Rama tashmë kërkon të shkarkojë Presidentin Meta, pasi do të bëhet vetë President i Republikës.
“Yuri Kim jep mbështetje pa dalë rezultati për PS. Një komisioner që nuk lejon emigrantët të votojnë. Prandaj ne jemi këtu, ishim këtu, jemi më të mirët e më të mirëve nga ata që kanë qenë në parlament. I themi Ramës se ne nuk i njohim zgjedhjet. I bëj ftesë 3 kolegëve të mi deputetë që ishim në koalicion. 7 shoqatave mos njohin këtu zgjedhje. Rama do të bëhet President prandaj kërkon të shkarkojë Metën. Nëse Presidenti ka bërë shkelje i ka bërë në 2017. Tani ka shkelur të drejtën sepse ka ofenduar apo ka thënë diçka për Ambasadën Amerikane. Nëse Presidenti është i sëmurë, e ftoj të shkojmë në spitalin psiqiatrik dhe të shohim është në rregull Presidenti apo Kujtim Gjuzi” – tha Gjuzi.