Oliver Varhelyi mbërrin nesër në Tiranë, në axhendë dhe takimi me Bashën! Zbulohet arsyeja e vizitës…

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të nisë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takojë krerët më të lartë të shtetit, në kuadër të një turi takimesh në vende të ndryshme të Ballkanit.

Varhelyi do ta takojë kryeministrin Edi Rama, ndërsa në axhendën e tij do të jetë dhe një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha, e cila vjen në një kohë aspak të zakonshme për opozitën, e cila pretendon që të mos njohë zgjedhjet e 25 Prillit.

Varhelyi, do të vizitojë po ashtu Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, ku do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst.

Bashkimi Evropian është angazhuar në mënyrë intensive që të mundësojë dërgimin e vaksinave kundër koronavirusit në Ballkanin Perëndimor. Më të fundit, ishin rreth 651 mijë doza të vaksinave Pfizer/BionTech, të destinuara për vendet e rajonit. Qëllimi i dërgesës së këtyre vaksinave është imunizimi i profesionistëve shëndetësorë dhe grupeve tjera me përparësi.

Dozat në fjalë vijnë direkt nga BE-ja, dhe janë të pavarura nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. Vizita e Varhelyit vjen sakaq edhe në një moment kur shfaqja e dy ‘non paper-ave’ me ide për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor shkaktuan reagime të forta, por nuk dihet ende nëse komisioneri do ta prekë këtë çështje në takimet e tij.

Zjarr Tv Ad