Shpërthen Lefter Maliqi: Rama është djall në shpirt, nuk ka marrë as 55 mandate të pastra…

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lefter Maliqi, ishte i ftuar në emisionin “Front line”, ku deklaroi se Rama në Zgjedhjet e 25 Prillit, nuk mori as 55 mandate, pasi të tjerat ishin të vjedhura.

LSI pretendonte 20 mandate, por kjo organizatë goditi aktivistët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. PD-në e lanë pak a shumë të lirë. Kjo sepse dihej se LSI kishte rol kyç në fitore. Besoj se Rama nuk do ta gëzojë mandatin. Rezultati përfundimtar do të hetohet, do nisë numërimi fletë për fletë i votave. Presim edhe ndryshim rezultati, edhe pse me blerje votash. U vodh demokracia.

Edhe në 1996 nuk ka ndodhur kjo gjë. Rama nuk mori as 55 mandate të pastra, sepse pjesa tjetër është grabitje votash. Do të bëhet numërimi i votave fletë për fletë, do të shkojë në të gjitha organizmat ndërkombëtarë, të jeni të bindur se reagimi do jetë i madh. Duhen bërë edhe protesta për situatën e rëndë ku jemi. Këtë vjedhje të madhe nuk e pranoj. Rama është djall në shpirt. Meta është problem për Rilindjen, është “kafshë politike” po të jetë në bazë. Thirrjet e tij janë për mbrojtje të të drejtave të njeriut”, tha Maliqi. Gjithashtu, Maliqi nënvizoi se Zgjedhjet ishin një vjedhje e hapur.

“Banditët me paratë e pista të PPP dhe lekëve të marra borxhe në Europë, i bën presion administratës së shtetit, duke blerë votat. Zgjedhjet nuk i njoh dhe opozita nuk i njeh zgjedhjet. Kjo ishte një vjedhje e hapur. Mund të themi se nuk ka Prokurori dhe polici, më saktë nuk funksionojnë. Rama ka shtrydhur Majkon dhe Lleshajn, duke i nxjerrë në rrugë. Kemi banda, policë, përdorën legalizimet, përdorën lekët e shtetit, shantazhimi që u bë, u rritën listat e përkrahjes sociale në muajt e fundit, nuk ka ndodhur kurrë grabitje kaq e madhe votash. Nëse opozita pranon këtë rezultat, ta gëzojë diktaturën. Në këto zgjedhje u vodh e ardhmja”, u shpreh Maliqi.

Zjarr Tv Ad