Zë be për fëmijën që do votosh PS-në/ Kreshnik Çollaku bën denoncimin e fortë: Doktoresha i tha babait që nuk ia prekte me dorë fëmijën e sëmurë…

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fituesi për deputet për PD në qarkun e Dibrës, Kreshnik Çollaku, në një intervistë për “FaxNews”, ka denoncuar rastin e një babai, i cili kishte një fëmijë me sëmundje kronike dhe është shantazhuar nga doktoresha e zones, se në rast se nuk i jep votën Partisë Socialiste, nuk do të prekë me dorë fëmijën.

Çollaku shprehet se ngjarja ka ndodhur në Klos, ku tashmë ai person është beteja e jetës për të, pasi sipas tij, nuk meriton të jetë në atë post.

Kreshnik Çollaku:

Një rast që do ta ndjek deri në fund, kam bërë fushatë në rrethin e Klosit. Ky kishte një fëmijë me sëmundje kronike dhe mjekja e zonës ishte një eksponente e PS-së. shkoj atje i takoj dhe më thotë do të jap votën. Pas një jave më merr ky burri në telefon dhe më thotë jam në hall të madh me ty, më ka ardhur doktoresha e djalit në shtëpi dhe i thashë me burrni do tja jap Kreshnikut dhe më tha doktoresha që djalin që ke sëmurë do e zësh be tani dhe votën do ja japësh PS-së se unë nuk do ta prek me dorë. Nuk ka më politikë, ai personazh dhe un do ta bëjë betejën e jetës, s’mund të jetë më njeri ai personazh. I thashë atij babait që mos i prish benë e djalit dhe mos ma jep votën mua.

Zjarr Tv Ad