Plarent Ndreca: Presidenti duhet shkarkuar, ka bërë thirrje për kryengritje merrni sfurqet, besoj jo për të punuar tokën…

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Plarent Ndreca, ka shpjeguar arsyet për të cilat sipas tij, Presidenti Meta, ka shkelur kushtetutën dhe mbi të cilat është bazuar kërkesa e mazhorancës për shkarkimin e tij.

Gjithashtu, Ndreca tha se Presidenti ka kryer edhe një vepër penale, duke e konsideruar thirrje për kryengritje, deklaratën e Presidentit që fliste për rrëmbimin e sfurqeve.

“Deklarata e parë që bëri ishte thirrje për kryengritje. Nuk besoj që ju tha merrni sfurqet për të punuar tokën. Thirrja për kryengritje është një vepër penale. Megjithatë kërkesa e bërë nga grupi i PS-së ka patur parasysh shkeljen e rëndë të kushtetutëss. Nuk ka shkelje më të rëndë se sa braktisja e detyrës. Ai ka dalë nga zyra e Presidentit dhe është aq e pranuar sa dhe ai vetë e pranon këtë fakt dhe thotë që jam aq kundërshtar i një force politike, sa me të fituar ai shumicën jap dorëheqjen. Dhe momenti që e përcakton shkelje është dashja e Presidentit të Republikës për të kryer këto shkelje. Presidenti e ka të përcaktuar në kushtetutë që është institucion i unitetit kombëtar, është jashtë politikës partiake. Madje ka një nen që thotë nuk mund të ushtrojë kompetencë tjetër veç atyre të shprehura në kushtetutë”, tha Ndreca duke shtuar se as mbrojtja e votës nuk i funksion Presidentit, por përcaktohet në kodin zgjedhor.

Zjarr Tv Ad