Kristaq Kume bën paralajmërimin e papritur për shkarkimin e Metës…

0
405
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arena”, se ky Kuvend moralisht nuk e ka të drejtën për ta shkarkuar Metën, por në kushtetutë thuhet që Kuvendi nuk mund të miratoj ligje dy muaj para datës së përfundimit të tij.

Kume: Që të dyja palët luajnë pjesën e vet. Presidenti ka thënë që do të jetë në seancë dëgjimore në datën 10, mazhoranca e kërkon nesër. Ky Kuvend moralisht nuk e ka të drejtën për ta bërë këtë, por në kushtetutë thuhet që Kuvendi nuk mund të miratoj ligje dy muaj para datës së përfundimit të tij. Jemi në kushtet kur ka hapësirë 4 muaj mes parlamentit aktual dhe atij të zgjedhur. Deri në 9 korrik mund të miratohen ligje e merren vendime.

Zjarr Tv Ad