Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini duket se ka hequr dorë nga politika.
Ajo ka lajmëruar përmes rrjeteve sociale se ka filluar punë si instruktore në programin e Hertie School Executive Education.
Ajo shprehet e lumtur që po rikthehet në shkollën ku ka përfunduar studimet master në Politika Publike.
Postimi i plotë:
Sot mbyllim workshop-in dy javor në Azinë Qendrore, për përmirësimin e aftësive avokuese të shoqërisë civile dhe ndikim më efektiv në proceset e politikëbërjes.
E lumtur që rikthehem në Hertie School, ku kam përfunduar studimet Master në Politika Publike, si instruktore në programin e Hertie School Executive Education.