Humbi zgjedhjet, Basha takon qytetarët në Durrës: PS bashkëpunoi me bandat

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas humbjes së Zgjedhjeve Parlamentare të 25 Prillit, kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarët më Durrës. Basha ka fajësuar Partinë Socialiste për humbjen në Zgjedhje, duke thënë se bashkëpunoi me banda për të blerë votën.

Sipas kreu të demokratëve, PD bëri një fushatë europiane dhe se ka shkuar derë më derë të qytetarëve, për të sjellë ndryshimin.

Basha thotë se PS ka shantazhuar administratën dhe e përdorën atë për t’u bërë shantazh qytetarëve.

“E dimë fare mirë dhe e dinim edhe atëherë se përballë do të kishim bandat. Bandat e Durrësit, bandat e Shijakut, bandat e Krujës dhe të Fushë Krujës të bëra njësh me pushtetin më të korruptuar që ka njohur Shqipëria në këto 30 vite të Edi Ramës. E dinim fare mirë se në muajt, madje në vitin pararendës, ky pushtet bëri gjithçka për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.  Të gjithë e dimë, demokrat e socialiste, blerjen masive të votës të orkestruar nga Edi Rama me ndihmën e të pandehurve akoma të padënuar të dosjes 339 të Ergys Çyrbes dhe bandës së Jul Ballës, të Ilir Ndrazhit dhe bandës  së  Altin Hajrit, Rrahja dhe klaneve të tjera në Durrës dhe po kështu anë e mbanë Shqipërisë.

Jemi dëshmitarë, madje edhe mediat ndërkombëtare kanë publikuar sesi  keqpërdorën thesarin e shtetit, paratë tuaja duke i mbajtur në fije të perit për bukën e gojës dhe pastaj në çastin e fundit duke shpenzuar vetëm 5 ditë para zgjedhjeve  në kundërshtim flagrant me Kodin Zgjedhor, 89 herë më shumë para për të blerë votën e njerëzve të goditur dyfish nga varfëria dhe tërmeti dhe nga tradhëtia dhe braktisja e Edi Ramës. 

Të gjithë jemi dëshmitarë sesi shantazhuan administratën publike sesi e përdorën atë, sesi punësuan në mënyrë të paligjshme dhe pastaj kanë filluar largimin nga puna, që nga Ardian Çela i OSHEE tek Benet Beci i KESH-it e Laert Duraj i Postës Shqiptare e dhjetëra e dhjetëra të tjerë dosjet e të cilave dergjen prej dy muajsh në SPAK dhe në Prokuroritë e vendit.”, u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad