Eleminoi shokun e ngushtë, zbardhet dëshmia e Marjus Demës: Nuk ka qenë e qëllimshme, nuk e dija që…

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zbardhur dëshmia e 28-vjeçarit Marjus Dema, i cili mbrëmjen e djeshme, eleminoi shokun e tij Mehmet Qema, teksa po konsumonin kafe në lagjen 5 Maji.

Mësohet se përpara hetuesve, Dema ka pranuar veprën e rëndë, por ka thënë se nuk e ka bërë në mënyrë të qëllimshme, pasi nuk e dinte që arma ishte funksionale. 28-vjeçari pohon se arma nuk është e tija dhe ishte një armë e vjetër pa karikator të vendosur.

“Nuk dija që arma ishte e mbushur dhe që ishte funksionale. Nuk ka qenë e qëllimshme. Arma nuk ishte e imja, ishte armë e vjetër dhe pa karikator të vendosur”, mësohet t’u ketë thënë Dema hetuesve.

 

Zjarr Tv Ad