Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Korçës pasi janë kapur në flagrancë duke mashtruar qytetarë të tjerë, duke arritur t’u marrin shuma të mëdha parash.
Të arrestuarit janë: Eduart Jaku., 36 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetases Majre Toska, 26 vjeçe, banuese në Trevllazër, Vlorë. Të dy këta shtetas bashkëpunonin me njëri tjetrin për të kryer mashtrime ndaj qytetarëve ndërkohë që mësohet se njëri prej tyre ka kryer edhe 5 raste të tjera mashtrimi në Tiranë.
Eduart Jaku ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, iu ka marrë dy shtetasve në qytetin e Korçës, shumat 1800 euro dhe 800.000 lekë. Në momentin e ndalimit në rrugë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Korçë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke mashtruar persona të tjerë, në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Përmetit, për të përfituar shuma parash prej tyre, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej të ndaluarve dyshohet se ka kryer edhe 5 raste të tjera mashtrimi në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur ndalimin e shtetasit Eduart Jaku., 36 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetases Majre Toska, 26 vjeçe, banuese në Trevllazër, Vlorë.
Shtetasi E. J. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, iu ka marrë dy shtetasve në qytetin e Korçës, shumat 1800 euro dhe 800.000 lekë. Në momentin e ndalimit në rrugë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. Pas verifikimeve, shtetasi E. J. ka rezultuar i shpallur në kërkim edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, më datë 18.02.2021, për të njëjtën vepër penale.