Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, ka konsumuar mbrëmjen e djeshme iftarin me Baba Edmond Brahimaj dhe Ambasadorin e Izraelit Noah Gendler.
Në këtë iftar, kanë qenë të pranishëm gjithashtu dhe përfaqësues nga besime të ndryshme fetare.
Nëpërmjet një njoftimi në “Twitter”, Kim shkruan se është e veçantë të ndash bukën me njerëz të besimeve të ndryshme, teksa ka uruar Ramazanin për të gjithë besimtarët myslimanë.
“Faleminderit Baba Edmond Brahimajt & Ambasadorit te Izraelit Noah Gendler, të cilët shtruan së bashku iftarin e mbrëmjes së sotme. Shumë e veçantë të ndaja bukën me miq nga të gjitha besimet. Gëzuar Ramazanin”!”- shrkuan Kim.