Skrapari nuk i bindet Ramës/ LSI forcë e parë vetëm në fshatin e Metës…

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Esiona Konomi

Disa skraparlinj, i duartrokitën thirrjet e Kryeministrit Edi Rama, për të dërguar në shtëpi Ilir Metën. Por bastioni më besnik i Presidentit, nuk e tradhtoi LSI-në. Edhe pse Nasip Naço, protagonisti kryesor ndër vite i LSI-së në këtë zonë, kandidoi për Partinë Socialiste, sërish në Skrapar Partia e Metës apo e Kryemadhit nuk u shpërbë. Rezultati i 25 Prillit, tregon se në Bashkinë Skrapar, Partia Demokratike është forcë e tretë politike, ndërsa LSI ruan pozitat e subjektit të dytë më të votuar.

Më të palëkundur nga thirrjet e Ramës, janë treguar votuesit e Çepanit. Në fshatin ku ka lindur Ilir Meta, LSI është forcë e parë politike, duke tejkaluar Partinë Socialiste dhe atë Demokratike, megjithëse, diferenca në vota është e vogël. Por “mbretërimi” i LSI-së mbaron këtu. Përtej Çepanit e Skraparit, Bashkitë e tjera ishin një ndëshkim për Partinë e Kryemadhit.Largimi i Nasip Nacos dhe grupit të tij në kampin kundërshtar dhe dërgimi në Skrapar i figurave të reja të LSI-së, i solli kosto të mëdha kësaj Partie. Aty ku kishte pasur dy deputetë, Kryemadhi nuk mundi të nxirrte dot asnjë mandat. Edhe pse Ardit Çela e humbi një vend në Parlament me fare pak vota, karrige të cilën e siguroi në kutitë e fundit të votave, Blendi Klosi.

REZULTATI NË BASHKINË SKRAPAR
Partia Socialiste e Shqiperise                       3547        53.50 %
Levizja Socialiste per Integrim                     2174         32.79 %
Partia Demokratike                                         776           11.70 %

REZULTATI NË  ÇEPAN
Levizja Socialiste per Integrim                     164         43.62 %
Partia Socialiste e Shqiperise                       157         41.76 %
Partia Demokratike                                         45           11.97 %

 

Zjarr Tv Ad