Krimet zgjedhore/ Olsian Çela ULTIMATUM prokurorive të vendit: Hetoni çdo ngjarje me shpejtësi dhe transparencë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka folur sot për mediat nga qytetai i Durrësit, në një nga qarqet ku ka pasur problematike dhe denoncime nga opozita lidhur me krimet zgjedhore të 25 prillit 2021.

Çela u ndal tek krimet zgjedhore teksa ka inkurajuar të gjitha prokuroritë e rretheve gjyqësore në vend që të hetojnë rastet në transparencë të plotë dhe rezultatet t’i transmetohen publikut.

Olsian Çela: Në lidhje me hetimin e krimeve zgjedhore është kërkuar nga prokuroritë të ketë përgjigj e të shpejta në drejtim të këtyre proceseve. E rëndësishme është që hetimet të shoqërohen në proces transparent, që publiku t jetë i qartë, e të ketë informacion të plotë në atë çka bërë Prokuroria. Duhet të jemi të besueshëm dhe integritetin e prokurorëve dhe prokurorisë.

Çështja e zgjedhjeve është çështje që prek shumë prokurori të rretheve gjyqësore e kanë impakt në të gjithë vendin, ndaj rezultati i çdo hetimi, është i rëndësishëmRezultati i çdo hetimi është i rëndësishëm, e rëndësishme është që hetimet të jenë të plota dhe të kryhen në kohën e duhur dhe sipas të gjitha kritereve, për të mos pasur mangësi.

Ne i jemi drejtuar prokurorive të rretheve gjyqësore për të kryer hetime të plota dhe profesionale për të gjitha ngjarjet. Procesin ligjvënës prokurori i përgjithshëm nuk e propozon në parlament që të jemi të qartë. Të gjitha hetimet janë në proces dhe përfundimi i tyre do tregojë nëse janë zbatuar porositë e Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria e Përgjithshme po bën maksimumin e saj për zbardhjen e ngjarjeve me konsteks zgjedhor. Prokuroritë të mos humbasin fokusin në asnjë çështje të rëndësishme. Prokurorët të jenë në pararojë të të gjitha veprimeve.

Pyetje: A ka pasur blerje vote?

Çela: E lëmë këtë tani? Kjo i takon SPAK-ut.

Zjarr Tv Ad