Gazetarja: Bandat të lidhura me politikën. Në Vlorë ka zhdukje të personave….

0
219
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala tha në News 24 se vrasjet e fundit po ndodhin për shkak se interesat janë të mëdha.

Klodiana Lala: Vrasjet ndodhin në qytete që janë problematike, ku bandat janë të lidhura me politikën. Për Elbasanin, ndodhin atje, sepse pikërisht në këtë qytet kalon korridori i trafikut të drogës nga Afganistani.

Përplasja mes bandave kriminale ndodh këtu, por hesapet shpesh herë bëhen edhe jashtë shtetit, në Europë. Durrësi, sepse edhe aty përmes portit bëhet trafik droge, ndërsa vrasësit me pagesë kontraktohen më shumë nga Kruja.

Në Vlorë, ka zhdukje dhe kjo bëhet për të mos lënë gjurmë. Vrasjet ndodhin kur interesat janë shumë të mëdha.

Zjarr Tv Ad