Ndarja e bujshme e Bill Gates, miqtë i nxjerrin sekretin: Kjo është arsyeja përse e la gruan

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shokët e golfit të Bill Gates ishin ndër të parët që mësuan se martesa e tij ishte në vështirësi.

Miliarderi i Microsoft-it e përshkroi marrëdhënien e tij me gruan Melinda si “pa dashuri” shume përpara se divorci i çiftit të bëhej publik, mësoi The Post.

“Billi foli me miqtë e tij të ngushtë në kursin e golfit. Ai u tha atyre pak kohë që martesa ishte pa dashuri, se kishte mbaruar për disa kohë dhe ata po jetonin jetë të ndara”. tha një burim.

Gates është një fanatik i golfit, i cili u martua me gruan e tij në klubin e golfit Manele Bay Hotel në Haëaii në vitin 1994.

Ndërkohë, The Post ka mësuar se vendimi për divorc ishte i vështirë për Melindën për shkak të besimit të saj të fortë katolik.

“Ajo dëshiron të marrë një anulim nga Vatikani pas divorcit civil”,- tha një burim që ka punuar me Melinda.

Melinda ishte shumë e mërzitur me burrin e saj të pasur për shkak të lidhjeve të tij me biznesmenin e ndjerë, Jeffrey Epstein.

Zjarr Tv Ad