Zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e parë

0
174
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e parë në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Mësohet se Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të shqyrtojë padinë e Kujtim Gjuzit.

Partia Konservatore e Kujtim Gjuzit pretendon sipas padisë të bërë në Gjykatën Kushtetuese se i ёshtë cenuar e drejta e barazisё zgjedhore, e parashikuar në nenin 45 të Kushtetutës, pasi zgjedhjet vendore janё zhvilluar pa konkurrim.

Ky subjekt politik ishte regjistruar në zgjedhjet vendore të vitit 2019, ndërsa në mbyllje të procesit zgjedhor nuk bëri asnjë ankimim për rezultatin.

Në përfundim të shqyrtimi të kësaj padie, Gjykata Kushtetuese vendosi për të mos nisur shyrtimin e saj pasi siç citohet në vendimin përfundimtar:

Kërkuesja ёshtё regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet vendore të zhvilluara më 30 qershor 2019, ka marrё pjesё nё zgjedhje dhe nuk e ka kundёrshtuar rezultatin e tyre. Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se kërkuesja nuk legjitimohet ratione personae, pasi nuk provon interesin e saj të drejtpërdrejtë në kuptim të normave dhe standardeve kushtetuese. Në nxjerrjen e këtij përfundimi, Mbledhja e Gjyqtarëve mban në konsideratë se kërkuesja nuk ka parashtruar asnjë argument për të provuar interesin e saj të drejtpërdrejtë dhe pasojat negative të ardhura ose të pritshme që i vijnë asaj nga akti i kundërshtuar.
Si përfundim, bazuar në sa më sipër dhe në kriteret paraprake tё nenit 71/a të ligjit 8577/2000, Mbledhja e Gjyqtarёve vlerёson se kërkuesja nuk legjitimohet pёr të vёnё nё lёvizje Gjykatën nё lidhje me objektin e kërkesës”.

Zgjedhjet lokale të vitit 2019 u zhvilluan nën tension politik pasi opozita nuk pranoi të marrë pjesë, ndërsa Partia Socialiste mori 60 nga 61 bashki të vendit.

Vetëm bashkia e Finiqit u fitua nga partia MEGA.

Padia e Partisë Konservatore Albania është padia e parë që merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019.

Zjarr Tv Ad