Shqipëria merr presidencën 1-vjeçare të Nismës Adriatiko–Joniane/EUSAIR, Xhaçka: Tirana është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë, do të përfitojnë të gjithë të rinjtë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Jashtme, Olita Xhaçka ka bërë të ditur se Shqipëria ka marrë presidencën njëvjeçare të Nismës Adriatiko – Joniane/EUSAIR.

Xhaçka shton se Tirana është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022,prandaj dhe Shqipëria do të ketë mundësi që të promovojë projekte prej të cilave do të përfitojnë të gjithë të rinjtë.

Teksa në fund falenderon të gjithë miqtë dhe kolegët dhe u bën thirrje për të punuar së bashku dhe për të shfrytëzuar këtë mundësi.

Dua të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit për vullnetin e tyre të mirë. Dhe jam e lumtur që jemi në të njëjtën linjë përsa i përket prioriteteve dhe vendosmërisë për të rritur bashkëpunimin rajonal me një fokus të veçantë tek të rinjtë tanë.

Për mua, për Shqipërinë kjo me të vërtetë është një rastësi e bukur sepse Tirana është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022, që do të thotë se ne kemi një mundësi shumë të mirë për të krijuar sinergji dhe për të promovuar projekte dhe iniciativa prej të cilave do të përfitojnë të rinjtë në të gjithë vendet tona.

Dhe sigurisht, investimi tek të rinjtë është investimi më i mirë dhe më i qëndrueshëm drejt objektivit të rëndësishëm strategjik të kësaj nisme, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor, i cili arrihet më së miri duke nxitur bashkëpunimin midis nesh.

Kështu që, dua t’ju falënderoj të gjithëve dhe në fund do të doja të ftoja të gjithë miqtë dhe kolegët tanë të punojnë ngushtë së bashku dhe të shfrytëzojnë sa më mirë këtë mundësi në mënyrë që NAJ-EUSAIR të realizojë potencialin e saj përtej rolit që ka pasur deri më tani, si një vendtakim për dialog politik.”, thotë Xhaçka.

Zjarr Tv Ad