“Nga veriu në jug do përballen me forcën e ligjit si asnjëherë tjetër”, Çuçi për ndërtimet pa leje: Shkrihen inspektorët me policinë, harrojeni telefonin e ministrit

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka mbajtur një takim me drejtuesit e policisë së shtetit në të cilën ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Gjatë fjalës së tij, Çuçi ka thënë se tashmë e tutje do të ketë një mënyrë e re ndërveprimi midis punonjësve të policisë dhe atyre të IKMT-së, me një bashkëpunm më të ngushtë përa i përket raportimit të rasteve kur ka ndërtime pa leje apo shkelje të tjera në territorin e Republikës së Shqipërisë duke sjellë dhe një shkrirje të re mes tyre.

Ministri tha se kjo ishte një epokë e re, ku inspektorët e ndërtimit, do të jenë të pranishëm edhe në komisariate të policisë dhe se nuk do të ketë asnjë lloj tolerance për asnjë shtetas në të gjithë territorin e vendit. Ai shtoi se policia e shtetit duhet të kontrollojë çdo centimetër të vendit dhe qytetarët dueht t’a shohin si garant të sigurisë së tyre.

“Zbatimin e ligjit në fushën e ndërtimit pa leje. Është momenti që ne ta ridimensionojmë, dhe besoj se tashmë është koha që duhet të fillojmë të japim rezultate. Kemi kaluar një periudhë duke përfshirë këtu edhe fushatën elektorale. Por këtu përfitoj që t’i uroj punë të mbarë zotit Biberi për marrjen e detyrës si drejtues i ri i IKMT-së.

Policia duhet të konsiderohet kyçe

E gjithë përgjegjësia penale duhet t’i bie dhe duhet t’a ketë policia e shtetit. Policia e shtetit duhet të kontrolojë cdo cm katror të territorit të policisë. Duhet të krijohen marrëdhënie të ëprhershme që kanë të bëjnë me komunikimet me policinë që ka në ngarkim një zonë të caktuar me inspektorin e ndërtimeve pa leje.

Po marr shembull në mbledhjen e kanabisit, siç funskionon bashkëpunimi në atë fushë duhet të bëhet edhe në këtë rast. Punonjësi policisë do të jetë përgjegjës për çdo shkeljë që ndodh në territorin e Shqipërisë duke filluar që nga ndërtimet pa leje, djegien dhe prerjen e pyjeve etj. Përgjegjësinë do t’a ketë policia e shtetit, që duhet të vendosë kontrollin mbi territor.

Shqiptarët dueht t’a njohin policinë e shtetit si garant për sigurinë e tyre. Nuk dua të zgjatem shumë po dua t’i kujtoj çdo personi nga veriu e në jug se do përballen me forcën e ligjit si asnjëherë tjetër, t’a harrojnë telefonin e ministrit.

Kushdo qoftë sado i pasur apo i varfër do të dënohet sipas ligjit. Po ju them edhe njëherë fiksojeni mirë këtë gjë sepse nuk do të ketë më veprime të tilla. Sidomos tashmë në periudhën e turizmit ku duhet të jemi vigjilentë në cdo gjë, puna jonë duhet të jetë shumë e madhe.

Në mënyrë të kordinuar, joi spontane, do të kontrollohet gjithë territory për të marrë masa për ndalimin e të gjithë shkeljeve, inspektorët do të jenë pjesë e komisariateve për çdo gjë që lidhet me këtë fushë.

Jemi gati të fillojmë një epokë të re përsa i takon kontrollit të territorit. Do të ketë një plan të qartë që buron nga detyrimi që ka çdo organ”-tha ministri i brendshëm, Bledi Çuçi.

 

Zjarr Tv Ad