Ushtarët amerikanë mbërrijnë në Shqipëri, Yuri Kim i pret në Rinas: Historike! Kjo stërvitje do të sjellë edhe përfitime ekonomike

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme kanë mbërritur në Shqipëri 267 ushtarë amerikanë, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Defender Europe 21”.

Në aeroportin e Rinasit ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila u shpreh se kjo stërvitje do të sjellë edhe përfitime ekonomike për Shqiëprinë. Ambasadorja u shpreh se deri më tani SHBA ka shpenzuar 35 milion dollarë për punësimin e shqiptarëve si shoferë, punëtorë ndërtimi apo kuzhinierë.

Është një ditë emocionuese. Jemi këtu për të parë ardhjen e trupave amerikane që vijnë në Shqipëri për stërvitjen më të madhe të bërë në këtë rajon.

Shqipëria është mikritësi kyç nga të gjithë vendet e Ballkanit. Kjo është historike. Dua të nënvizoj se kjo stërvitje përveç përfitimi ushtarak sjell me vete punë dhe injektimi në ekonominë.

SHBA ka shpenzuar 35 mln dollarë për punësimin e shqiptarëve si shoferë, punëtorë ndërtimi apo kuzhinierë. Ne do të kemi më shumë se 6000 ushtarë amerikanë këtu, jo të gjithë njëherësh por herë pas herë”, tha ambasadorja.

Zjarr Tv Ad